Samsung lançon një version të zhbllokuar të Galaxy S8 dhe S8+

I vetmi ngërç është se mund të kushtojë më tepër sesa kur telefoni është i lidhur me një kompani celulare. Ato janë shumë të vlefshme nëse udhëtoni shumë.Samsung prezantoi ditën e Marte një version të zhbllokuar të Galaxy S8 dhe S8 Plus i cili funksionon në të gjithë botën dhe çdo frekuencë.

Versioni i zhbllokuar është ndërtuar për ata përdorues që udhëtojnë vazhdimisht dhe në vend të ndryshme të dobët në mënyrë që të shmangen faturat e kripura të shërbimeve roaming.

I vetmi ngërç është se mund të kushtojë më tepër sesa kur telefoni është i lidhur me një kompani celulare. Ato janë shumë të vlefshme nëse udhëtoni shumë. Me një version të zhbllokuar përdoruesit mund të përdorin telefonin e tyre edhe një kompani celulare të huaj.

Vetëm kursimet në këtë drejtim ja vlejnë blerjes së një telefoni të tillë. Ai fillon nga 724 dollar për Galaxy S8 deri në 824 dollar për S8+. Këto modele dalin në shitje pas datës 31 Maj.