Kodak Ektra lirohet në çmim

Një telefon i ri me markën Kodak i quajtur Ektra u bë zyrtar në tetor të vitit të kaluar dhe u shit në Evropë në dhjetor. Ne kemi pritur që pajisja të hyjë në SHBA dhe Kanada në prill, por lansimi i tij atje mori pak vonesa.Megjithatë, pajisja tani është në SHBA, dhe shitet në formë të hapur, direkt nga faqja e internetit të Kodak. Lajm i mirë (ose edhe më i mirë) është se çmimi i parë që ishte 549 dollarë është shndërruar disi në një shumë më pak qesharake, prej 399.99 dollarësh.

Vlera e re e çmimeve sigurisht që është më e përshtatëshme për një pajisje të tillë mesatare. Është e paqartë se sa e mirë kamera kryesore, dhe nëse ajo garanton etiketimin e Kodak.

Ektra ka një 21 MP f / 2.0 kamerë të pasme me autofokus, stabilizim optik 6-aks dhe kapje videosh prej 4K, një kamerë selfie 13 MP, një ekran 5 inç 1080p, 3GB RAM, 32GB hapësirë të zgjerueshme, 3.000 mAh bateri, dhe MediaTek Helio X20 SoC me deca-core CPU në krye. Telefoni funksionon me Android 6.0 Marshmallow.