iOS 12 do të jetë i disponueshëm edhe për iPhone 5s!

MacGeneration duke analizuar një log të WebKit, ka zbuluar disa të dhëna që i referohen iOS 12 që me sa duket do të mbështesë edhe modelin e “vjetër” iPhone 5s. Në të kaluarën Apple ka mbështetur për pesë vjet iPhone 4s (iOS 9) dhe iPhone 5 (iOS 10). Fakti që iOS 12 do të mbështesë edhe iPhone 5s është një surprizë.

Dhe duke qenë se iOS 12 do të përqëndrohet kryesisht tek optimizimi i performancave, pikërisht një pajisje si iPhone 5s mund të përfitojë ndjeshëm nga ky version. Gjithashtu, macOS 10.14 mund të mbështesë funksionin dark mode që ndryshon krejtësisht pamjen grafike të sistemit.