A e keni parë këtë koncept të telefonit të ri nga Sony? (FOTO/VIDEO)

Telefonat me secilin lloj të ekranit AMOLED janë bërë të zakonshëm. Por versionet e telefonave me skaje të lakuara dyfish janë më të rrallë. Mirëpo në këtë mes Sony Xperia Edge është telefoni që kërkon të krijojë treg.Sony Xperia Edge është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit me Gorilla Glass 5, si dhe Snapdragon 835 CPU për performancë të mirë.Në butonin kryesor telefoni ka edhe skanerin për gishta, dhe formën e trapezoidit. Kamerat prapa janë të dyfishta, një specifikë tjetër që Sony nuk ka qenë duke e bërë deri më tani.