Apple po has shumë vështirësi me integrimin e Touch ID në ekran

iPhone 7s ose 8 pritet të vij në treg duke filluar nga vjeshta e këtij viti, dhe sipas ekspertëve prodhimi i tij ka nisur. Siç ju kemi njoftuar shpesh, një ndër ndryshimet më të mëdha që pritet të ketë, është integrimi i sensorit Touch ID në ekran, i cili do ti japë mundësi Apple të rrisë dimensionet e ekranit. Pra ekrani do të mbulojë të gjithë sipërfaqen e sipërme të produktit.

Pikërisht, për të arritur këtë objektiv duket se inxhinierët e Apple po gjejnë shumë vështirësi dhe për këtë arsye po mendohet që sensori Touch ID të integrohet në pjesën e prapme të saj. Gjithashtu një zgjidhje tjetër sipas ekspertëve, mund të jetë mundësia e zëvëndësimit të kësaj teknologji me njohjen e faciale, e cila do të hapte një tjetër kapitull dhe ku me siguri do të ndesheshin probleme të tjera, të ciliat do ta vononin më shumë prodhimin e produktit.

Gjithsesi në ditët në vazhdim do t’ju sjellim më shumë informacion në lidhje me këtë temë pasi lajmet nuk do të mungojnë.