iPad Pro me 15 inç vjen muajin tjetër!

Apple do të organizojë ngjarjen e tyre Worldwide Developer Conference gjatë muajit të ardhshëm dhe është e mundur që në të do të sjell iPad Pro me 10.5 inç.Kompania amerikane pritet të lansojë tre modele të iPad Pro këtë vit, një model me 9.7 inç, modelin tjetër e 10.5 inç dhe modelin me ekran prej 12.9 inç.

Modeli me 10.5 inç mund të debutojë në ngjarjen e muajit të ardhshëm. Kjo pajisje pritet të ketë specifika të njejta me modelin 9.7 inç, mirëpo do të ketë korniza më të holla.

Modelet e reja të iPad Pro pritet të vijnë me procesorin Apple 10X dhe RAM memorie të ngjashme me serinë ekzistuese.

Apple pritet të përmirësojë kamerat e modeleve të reja iPad Pro dhe poashtu do të sjellin Apple Pencil që do të punojë me Smart Keyboards.

WWDC 2017 është një ngjarje e përshtatshme për lansimin e iPad Pro edhepse kompania mund të vendosë të sjell tabletin gjatë lansimit tradicional të pajisjeve të reja në shtator, së bashku me iPhone 8.