Acer prezantoi tabletin e parë me Chrome OS

Ajo që e bën edhe më të veçantë tabletin është lapsi stylus ndërtuar nga Wacom i cili nuk ka një bateri e as nevojë për karikim.
Kemi parë Chrome OS të implementohet në laptopë, desktopë, 2n1, AIO por deri më sot nuk e kemi parë në një tablet.

Megjithatë ky realitet do të ndryshojë me Acer Chromebook Tab 10, tabletin e parë me Chrome OS.

Ky tablet është dizajnuar për të qenë një rival i iPad, dhe jo më kot u prezantua një ditë përpara iPad-it të ri.Ka ekran prej 9.7-inç me rezolucion 2048×1536, një kamër të pasme dhe frontale, 9 orë jetëgjatësi bateri, procesor OP1, 4GB RAM, 32GB memorie dhe USB-C.

Gjithashtu ofron mbështetje për kartat microSD dhe ka një portë kufjesh 3.5mm.

Ajo që e bën edhe më të veçantë tabletin është lapsi stylus ndërtuar nga Wacom i cili nuk ka një bateri e as nevojë për karikim.

Tableti od të shitet për 329 dollarë, po aq sa edhe modeli më i lirë i iPad-it të Apple. Megjithatë Apple shet lapsin Apple Pencil më vete dhe kushton 89 dollarë. /PCWorld Albanian

Lër një përgjigje

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem shkruani emrin këtu