Samsung Gear S2 merr një përditësim surprizë por jetik

Samsung Gear S2 debutoi në 2015-ën. Atë kohë dizajni i tyre ishte mjaft tërheqës por orët ishin të kufizuara në funksion dhe performancë.Samsung publikoi një përditësim të ri softueri për orët Gear S2 bazuar në sistemin operativ Tizen.

Përditësimi i ri sjell funksionalitete të reja fitnesi, opsione të reja kontrolli për GearVR, opsione për prezantimet në PowerPoint dhe një parashikimit më të detajuar të motit.

Kompania thotë se përditësimi do ti bëjë orë tre vjeçare më të lehta për tu përdorur dhe më të dashura për mbajtësit e tyre.Një Widget do të jetë i disponueshëm tashmë i cili sjell me vete aplikacionet e preferuara në ekran.

Sa i takon funksioneve të reja të fitnesit, përdoruesit mund të aktivizojnë njoftimet për routinat e preferuara. Ato lajmërojnë përdoruesin i cili ka qëndruar për një kohë të gjatë pa aktivitet fizik.

Samsung Gear S2 debutoi në 2015-ën. Atë kohë dizajni i tyre ishte mjaft tërheqës por orët ishin të kufizuara në funksion dhe performancë.

Përditësimi i ri i Gear S2 është i disponueshëm nga ky moment dhe mund ta shkarkoni përmes aplikacionit Samsung Gear.