Apple Watch është në gjëndje të njohë dhe raportojë sëmundjet e zemrës me një saktësi të pabesueshme!

Një kërkim i ri i bërë nga Universiteti i Kalifornisë, në bashkëpunim me zhvilluesit e aplikacionit Cardiogram për watchOS, tregon se sensori i Apple Watch për normat e zemrës mund të ndihmojnë në identifikimin e aritmive kardiake me një përqindje sigurie të barabartë me 97%!

Apple Watch mund të ndihmojë në identifikimin e fibrilacionit atrial, një lloj aritmie kardiake shumë e përhapur që, në raste ekstreme, mund të shkaktojë iktus. Kërkimi i bërë me më shumë se 200 pacientë kishte si qëllim të kuptonte nëse Apple Watch ishte në gjëndje të dallonte automatikisht fibrilacionin atrial nga ritmi kardiak normal. Për të bërë këtë test, këto pacientë janë pajisur me një elektrokardiogramë në gjëndje të lexojë të gjitha të dhënat. Sëbashku me të, pacientët kishin edhe një Apple Watch.

Në fund studiuesit kanë krahasuar të dhënat e elektrokardiogramës me ato të monitoruara nga Apple Watch, duke zbuluar se ora e mençur e Apple ka një saktësi të barabartë me 97% në njohjen e pranisë së artimive kardiake.

Sipas shkencëtarëve, falë këtyre të dhënave mund ta konsiderojmë Apple Watch si një mjet të besueshëm për të kontrolluar problemet e zemrës, megjithëse zyrtarisht nuk mund të konsiderohet një pajisje mjekësore.