Android Wear 2.0 mbërrin në orën inteligjente Huawei Watch

Përditësimi është vonuar së tepërmi për disa prej pajisjeve më popullore megjithatë është një për të cilin ja vlen të flasim. Gjatë fundjavës Huawei Watch filloi të merrte Android Wear 2.0.Android Wear 2.0 ka debutuar prej muajsh por ashtu si platforma Android për telefonët vuan së tepërmi me adoptimin.

Përditësimi është vonuar së tepërmi për disa prej pajisjeve më popullore megjithatë është një për të cilin ja vlen të flasim. Gjatë fundjavës Huawei Watch filloi të merrte Android Wear 2.0.

Për të instaluar përditësimin përdoruesit duhet të jenë të lidhur me një rrjet Wi-Fi dhe më pas të kontrollojnë manualisht për përditësime. Muajin e kaluar Huawei festoi me debutimin e Watch 2, një orë inteligjente me GPS, sensor të rrahjeve të zemrës, bateri 420 Mah, NFC dhe rezistencë ndaj ujit IP68.

Megjithatë versioni i parë dhe origjinal i orës ishte ndër më klasikët. Android Wear 2.0 pritet të sjellë një sërë funksionalitetesh të reja në Huawei Watch ku mund të përmendim Play Store dhe Google Assistant.