WANNACRY KA NË DORË NJË DATABAZË ME 560 MILION FJALËKALIME, JA SE SI TË MBROHENI

Qendra kërkimore e sigurisë MacKeeper na tregon se WannaCry ka pasoja më të mëdha se ç’mendonim. Kompania ka raportuar se një databazë me 560 milion fjalëkalime është zbuluar online. Mësohet se fjalëkalimet janë marrë nga burime të ndryshme, duke rrezikuar kështu llogaritë dhe mbi të gjitha privatësinë e qindra milionave njerëzve. Duke qënë se niveli i sigurisë online po reduktohet gjithnjë e më shumë, ne po ju sugjerojmë disa hapa në mënyrë që të jeni më pak të rrezikuar.

Përmirsoni fjalëkalimet tuaja

Edhe fjalëkalimi më i sigurt në botë bëhet i pavlerë në momentin që vidhet por bëhet akoma më i rrezikshëm kur ju përdoni të njëjtin për disa llogari. Me fjalë të tjera është tepër e rëndësishme që ju të përdorni fjalëkalime të ndryshme në llogari të ndryshme. Ne ju sugjerojmë një mënyrë më efektive; të përdoni një password manager i cili gjeneron dhe manaxhon fjalëkalimet tuaja. Një tjetër këshillë është ti ndrroni passwordet vazhdimisht.

Zbuloni nëse llogaria juaj është kompromentuar

Databaza për të cilën folëm më lart përfshinte plot 560 milion passworde. Risku që dhe ju të jeni në përfshirë në të është i madh, ndaj ne po ju tregojmë se si ta zbuloni këtë gjë. Klikoni në faqen Have I Been Pwned dhe vendosni adresën tuaj të emailit për të parë nëse kjo e fundit gjendet në ndonjë databazë të kompromentuar online. Megjithatë mos u vini në panik nëse rezultoni se emaili juaj gjendet diku, pasi aty përfshihen dhe databazat e kompromentuara të viteve më parë.

Përdorni verifikimin me dy hapa

Kjo mund të jetë mënyra më e mirë për të mbrojtur llogarinë tuaj online. Në shumicën e rasteve, hapi i dytë i verifikimit është vendosja e një kodi që të vjen në telefon prandaj dhe nëse një haker arrin të gjejë passwordin ai nuk mund të kalojë hapin e dytë pasi nuk akseson dot telefonin. Sigurisht që kjo kërkon që ta keni gjithmonë telefonin pranë dhe të lidhur me internet.

Fshini llogaritë tuaja të vjetra

Nëse keni llogari që nuk i përdorni më prej muajsh, ju sugjerojmë ti fshini sepse nëse hakerat mund ti aksesojnë ato atëherë jeni të rrezikuar. Këto llogari mund të kene foto apo përmbajtje të tjera private tuajat. JustDelete.me është një faqe e cila do ju ndihmojë të çaktivizoni llogari të cilat mund të keni harruar se i kishit.