Siri më i sigurtë, do të njohë vetëm zërin e pronarit të iPhone

Për të rritur sigurinë e asistentit vokal Siri, Apple ka patentuar një sistem në gjëndje të njohë vetëm një zë. Në këtë mënyrë, nuk do të jetë më e mundur për përdoruesit e tjerë t’i bëjnë kërkesa Siri-t. Në të kaluarën ka patur probleme me Siri, pasi janë zbuluar qasje në të dhënat personale të përdoruesit, si foto dhe kontakte. Me këtë zgjjidhje, ky problem nuk do të ekzistojë më.

Patenta parashikon një metodë për të memorizuar zërin e pronarit të iPhone, duke mos e limituar gjithçka vetëm me komandën “Hey Siri”. Nëpëmjet një sërë funksionesh të avancuara, pas një faze konfigurimi, Siri do të aktivizohet vetëm nëse e njeh zërin e regjistruar më parë. Në rast të kundërt, nuk do të kryhet asnjë lloj veprimi.