Vajzat e ekranit dhe sponsorët trafikantë që qëndrojnë pas tyre

Kemi punuar me mish e shpirt për të arritur deri këtu”.

Kjo është fjalia lakonike e vajzave që shfaqen në ekranin shqiptar, të cilat më shumë se në konkurrencë performance janë në garë formash trupore.

Po a janë lodhur në të vërtetë moderatoret shqiptare për t’ja arritur vërtëtë kësaj dite? Në fakt çdo gjë me mund arrihet, por se çfarë djerse derdhet është zgjedhje e gjithësecilit. Në varësi të elasticitetit.

Në optikën tonë sot është moderatorja Viola Spiro. Ajo u bë e njohur kur ishte velinë në ‘Fiks-Fare’. Një dorë tjetër i dha lidhja me Arjon Muçën, ish- banorin e BB dhe moderator. Pas ‘Fiks-Fare’, Viola u bë moderatore sporti në ‘Digitalb’.

Pas ndarjes me Arionin, bukuroshja “tak-fap” u hodh në krahët e dikujt tjetër. Me një dallim se ky “dikushi” ishte pasanik. Ndërkohë që Viola shijonte luksin dhe dashurinë, çifti u trondit.
Policia italiane gjatë një aksioni antidrogë u vendos në pranga edhe i dashuri i moderatores, Viola Spiro. Valentin Selaj i dashuri i Viola Spiros thuhej se kishte një rol shumë të rëndësishëm në grupin e trafikukut të drogës, pasi siguronte kokainën nga Amerika e Jugut në Fierence, përmes shtetit të Holandës. Po ashtu në Lezhë ku Selaj kishte investuar paratë e drogës iu sekuestruan 1.4 milionë euro.

Kjo ngjarje u kalua në heshtje nga moderatorja, por edhe i dashuri i saj “Bos” u la i lirë pas disa muajsh.

Dhe bukuroshja bionde vijon të shijojë luksin. Spiro shihet në vende luksoze, me veshje dhe aksesorë të shtrenjtë që zor se justifikohen me pagë.

A është ‘sponsori’ i saj i dashuri, i cili u arrestua për trafikim të lëndëve narkotike dhe prostitucion?! A është Viola ‘deti’ edhe ku lan lekët ‘Bosi’ i saj?!Këtë nuk e dimë ende, por diçka është e qartë që Viola po e shijon në maksimun këtë luks.

Gjithçka mbetet për t’u parë, është drejtësia ajo që do flasë fjalën e fundit për këtë trend që po “shkatërron” modelet.

1

Picture 1 of 7