Tre ministrat “qimeverdhë” që shkatërruan arsimin në 13 vite, në 70% të fshatrave, mësimi bëhet akoma në “kasolle”

Me (ç)reformat dhe barazitë mësues-nxënës që instaluan, nxnësit më shumë respektojnë shoferin e mikrobuzit që i transporton, se sa mësuesin që i mëson, pa folur për metedologjinë mësimdhenëse, të krijuar me mballoma nga modelet arsimore të 22 shteteve

E quajmë “arsim”, por është vetëm një sektor publik, që financohet nga shteti dhe nga familjet shqiptare privatisht, për të arsimuar e kualifikuar brezat, por prej mëse 20 vitesh, “ka marrë goditje “poshtë brezit”, duke mbetur një “trup gjigand”, i rënë në “koma” e që nuk po rizgjohet.

Nuk mund të quhet më shkollë, arsim, universitet, kualifikim, por “mejhane” ku nuk bëhet mësim, por stilim, argëtim, relaksim, muzikë, tymosje, pazare e deri fyerje dhe boks mësues-nxënës e profesorë-studentë.

Aq ka degruaduar arsimi në Shqipëri, sa ministrja, rektorët dhe drejtorët vartës të saj në qendër e rajone, detyrën e trajtojnë si post që u siguron miliona nga pazaret, drejtorët e shkollave e quajnë mundësi për pagë më të lartë e si variant për shitje dëftesash, ndërsa 33 mijë mësuesit e konsiderojnë si vend pune e si mundësi, për të shitur ndonjë notë kaluese e të lartë.

Në arsimin shqiptar, ka “Alter-tekst”, sipas të cilët tekset i përzgjedhin mësuesit dhe vazhdon komedia, që një shkollë, ish-mbreti Zog quhet tradhëtar, ndërsa në tjetrën quhet Adhetar; në një shkollë, Enver Hoxha quhet diktator, në tjetrën quhet udhëheqës i lavdishëm; në një shkollë, feja quhet besim zgjim shpirtëror, në tjetrën vazhdon të quhet opium për popullin.

Në arsimin shqiptar para-universitar, në 20 vitet e fundit, janë eksperimentuar 200 modele, të sajuara nga “ekspertë” vendas e të huaj, të cilat kanë rezistuar nga 6 muaj e 1 vit dhe janë zevëndësuar me modele të tjera, duke krijuar kaos tek mësuesit e nxënësit dhe tani, sistemi para-universitar, ka si platformë pune, një shabllon që quhet “reformë rilindëse”, por që është krijuar me “mballoma”, nga modelet arsimore të 22 shteteve, madje edhe me sistemin arsimor të Kilit.

Aq është degraduar arsimi, sa me (ç)reformat dhe liberizimin e barazive mësues-nxënës që u instalua, nxënësit, më shumë respektojnë shoferin e mikrobuzit që i transporton, se sa mësuesin që i mëson, ndërkohë që në shkolla, sipas investigimeve të kryera, rezulton se ora e mësimit, shfrytëzohet vetëm 30% për mësimdhenie, ndërsa pjesa tjetër, kalon me gallatë e debate mësues-nxënës, ndërkohë që sistemi arsimor universitar, u kthye në “qendër tregtare”, me kioska që shisnin diploma false.

Kjo katrahurë, ka vulën e 3 ministrave “qimeverdhë”, katrahurë që po vazhdon, me ministren Nikolla e cila, prej 5 vitesh në këtë detyrë, po tregon se ka ardhur si seksere e miliardave të tenderëve, emërimeve, pazareve me universitetet private, grabitjen e fondeve të librave, shkatërrimin e sportit në shkolla, zhdukjen nga sistemi të mësuesve të kualifikuar dhe mbushjen e shkollave, me drejtues e mësues militantë partie, familjarë shtetarësh, politikanësh, gjyqtarësh, prokurorësh, biznesmenësh e të “fortësh”.

Ja 3 ministrat, që shkatërruan arsimin në 13 vite dhe disa fakte tronditëse

GENC POLLO, Ministër i Arsimit dhe Shkencës në vitet 2005-2008
MYQEREM TAFAJ, Ministër i Arsimit dhe Shkencës, në vitet 2008-2013
LINDITA NIKOLLA, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në vitet 2013 e vazhdim
Universitetet private, prodhuan 67 mijë “profesorë”, në 33 degë arsimi, drejtësie, mjekësie, ekonomie, diplomacie
Në 90% të fshatarve dhe në 60% të qyteteve të vogla, nuk ekziston arsimi parashkollor, por janë hapur “shtëpi roje me pagesë”, për fëmijët
Në shkallë vendi, 21% e fëmijëve, kanë braktrisur arsimin para-universitar
Kualiteti mësuesve është 40% më i ulët, i profesorëve 47% më i ulët
Niveli mësimdhenies, ka rënë nga vlerësimi maksimal “10 pikë”, në “3.2 pikë”
Niveli marrjes së dijeve, ka rënë nga vlerësmi maksimal “10 pikë”, në “4.1 pikë”
Cilësia dhe konkretësia e teksteve është 70% me përmbajtje koncepte abstrakte, të pa kuptueshme nga nxënësit
Në 70% të fshatrave, mësimi bëhet akoma në “kasolle” e në shkolla nga 2-3 orë larg
Në 12 Drejtoritë Rajonale të Arsimit në qarqe (DAR) dhe në 80% të Zyrave Arsimore të Rretheve (ZA), janë emëruar mësues me nivel të ulët dhe me probleme morale e penale, të evidentuara
Në 90% të arsimit parashkollor, mësimi bëhet akoma me “përalla gjyshesh”
Afro 90% e mësuesve dhe vetë ministrja Nikolla, janë pa tituj shkencor e pa kualifikime në lëndët përkatëse
Afro 90% e drejtuesve të shkollave dhe 100% e drejtorëve të arsimti në qarqe e rrethe, janë emëruar me lidhje klinteliste, familjare dhe si militantë partie, 80% e të cilëve, janë nën moral, profesional e metodik të mësuesve.