Ku shkoi hapësira publike?! Privati ‘zapton’ Sheshin Skënderbej (FOTOT)

10 ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj lajmëroi se ‘Sheshi Skënderbej’ kishte fituar çmimin e parë në bienalen e Barcelonës, për ‘Hapësirën Publike Urbane’.

Mirëpo me ndeshjet e Kampionatit Botëror, më shumë sesa për publikun, ky shesh duket të jetë vënë në dispozicion të privatit.

E gjithë hapësira e lirë e sheshit, është zënë nga stenda të kompanive të ndryshme edhe pse sigurisht aty ka edhe monitor dhe karrige për të parë futbollin.

Mirëpo hapësira e sheshit më shumë sesa për publikun, është në dispozicion të bizneseve të cilat marrin përfitimet e tyre nga tifozët që sigurisht një birrë do e duan mbi tavolinë, për të parë skuadrën e tyre të preferuar.

Sigurisht edhe në vendet e tjera të botës, ka monitore të mëdhenj të ngritur nga kompani private, por brenda hapësirave të tyre private.

Hapësira publike mbetet në dispozicion të publikut dhe fotot e mëposhtme nga Londra, Berlini dhe Buenos Aires-i e tregojnë shumë qartë këtë.

Kaliforni, Avaya Stadium
Kaliforni, Avaya Stadium
Buenos Aires, Argjentinë
Berlin
Berlin
Londër
Londër