Ja sa banorë janë arrestuar, plagosur e vrarë, në “luftë” me bandat e 9 HEC-ve

Konfliktet fizike janë bërë kundër “kuçedrave” oligarkë e grupe kriminale, që u kanë pushtuar lumenjt dhe burimet ujore komunitare, të licencur nga mafia politike-ekonomike shtetërore në 12 vitet e fundit, duke shkatëruar jo vetëm habitatin natyror, eko-sitemin dhe resurset turistike, por edhe burimet e jetës së banorëve të zonave

Koncesionet e HEC-ve, përveçse kantjere ndërtimi, shpesh janë kthyer edhe në sheshe luftimi e në afro 200 prej tyre, vazhdojnë të jenë të tilla, mes banorëve e koncesionarëve, që kanë zaptuar lumenjt, përrenjtë e basenet ujore të zonave, të cilat janë të vetmet burime jetike për ta.Këto përleshje fizike, nuk kanë kaluar pa pasoja të rënda, madje dhe me humbje jetësh njerëzore, fakt i evidetuar, nga një studim i mbështetur nga BE, kryer nga agjenci e grupe ekspertësh social, me objekt “Rastet e konflikteve ujore, të lidhura me zhvillimin e hidro-energjisë në Shqipëri”.

Studimi është kryer, me monitorim konfliktesh, në shumë nga HEC-et, që po ndërtohen në Shqipëri, në të cilët, konfliktet kanë qënë me bilanc “lufte”, ku banorët që kanë dashur të mbrojnë burimet ujore, janë përleshur fizikisht, me bandat e bosëve të HEC-ve, që mbronin koncesionet shkatërrues të burimeve ujore, të mbështrtur dhe nga policia, me urdhër të kupolës shtetërore.

Sipas raportit të grupit të BE dhe një investigimi, që “PAMFLETI” ka përgatitur me të dhëna të muajit të fundit, rezulton se nga këto konflikte fizike, ku janë rrahur e hequr zvarrë edhe grupe gazetarësh televizivë, siç ndodhi tek HEC i oligarkut Bashkim Ulaj në Dragobi-Valbonë, kanë ndodhur 4 vrasje, 1 tentativë vrasje dhe 9 plagosje të rënda.

Po kështu, policia e venë në shërbim të mafies së koncesioneve, me urdhër të kupolës së shtetit, ka arrestuar 42 banroë, mes tyre 4 gra e 1 fëmijë, por asnjë nga bosët e HEC-ve dhe banditët e vërsulur prej tyre, për dhunë fizike kundër banorëve.

Në të gjitha rastet e konflikteve, shkak nuk kanë qenë banorët, por koncesionarët, që me HEC-et e ndërtuar, kanë zhdukur burimet ujore në zona të kufizuara gjeografike, ku jetesa bëhet vetëm me pyje e ujë, të cilat janë spostuar nga territoret e banuara, duke i lënë pa vaditje e ujë të pijshëm, plus zaptimin dhe shkatërrimin mjedisor të hapësirave, për shkak të “industrializmit” e zhdukjes totale, të hapitatit natyror të zonave.

Bilanci i përleshjeve fizike, në 9 HEC-et që po publikojmë sot

HEC-Gojan: 12 arrestiem dhe 1 plagosje
HEC-Fangu: 6 arrestimë dhe 3 vrasje
HEC-Cernaleva: 4 arrestime (3 gra+1 fëmijë) dhe 2 plagosje
HEC-Ternova: 8 arrestime dhe 1 plagosje
HEC-Vinjoll (1,2,3): 2 arrestime dhe 1 vrasje
HEC-Dragobi: 2 arrestime dhe 2 plagosje
HEC-Gurshpat (1,2): 8 arrestime (3 gra) , 1 plagosje
HEC-Peshku: 6 arrestime dhe tentativë vrasje
HEC-Kalivaç: 4 arrestime dhe 2 plagosje
TOTALI: 52 arrestime, 14 plagosje e viktima