Faksimile/ “CONAD” në Shqipëri, “banditja” që maskohet me 10 emra dhe dikton çmime monopol në tregun ushqimor

Lidhjet me krerë të politikës e pushtetit, rrugë e hapur për të dominuar e diktuar tregun dhe fuqi, për të mos u prekur nga institucionet ligj-zbatuese, ndaj dhe AKU, doganat, tatimet, anti-krimi ekonomik-financiar dhe inspektorati shëndetësor, prej 6 vitesh nuk guxojnë t’i “trokasin” për kontroll

Kryeministri Edi Rama, shkon deri në Shijak dhe pyet një hallexhi, me shtëpi pa çati: “A të pikon shtëpia kur bie shi, sa e blen bukën, groshet, kripën e vajin”?, ndërsa në mes të Tiranës, 200 metër vijë ajrore nga zyra e tij, lejon bizneset barbare, të vendosin çmime manopol, duke u maskuar si banditët, pas disa emrave, por që janë i njëjti biznes.

Kjo ndodh, ngjitur me kompaninë tregtare ushqimore “CONAD”, që ka si adresë publike, kullën e ndërtuar, mbi shesh të falur e me leje të Ilir Metës, ngjitur me kullën e Ilir Metës (LSI), por e shpërndarë në rrjet me 40 njësi makro tregtare, në gjithë Shqipërinë, madje maskuar edhe pas shumë emrave të tjerë, me veprim monopol çmimesh.

Këtë skandal e ka konstatuar, Komisioni Konkurencës, pas denoncimeve të shumta për pozitë dominuese të kompanisë “CONAD” në tregun shqiptar, mbështetur me tolerim e pazare, nga tatimet e dogant, me “përpunim” letrash e lejim monopoli, në tregun ushqimor.

Me Vendim Nr. 523, datë 07.06.2018 “Për hapjen e hetimit paraprak në tregun e tregëtimit të produkteve ushqimore të markës “CONAD”, që vepron me rrjet supermarketesh në territorin e Republikës së Shqipërisë, konkretisht ndaj ndërmarrjes “Conad Albania-Shpk”.

Autoriteti Konkurencës, në zbatim të Nenit 28, të Ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, ka nisur këtë hetim paraprak, që përfundon në javën e parë të shtatorit 2018, nxitur nga një kërkesë e ardhur nga jashtë Shqipërisë, për informacion (RFI), lidhur me rrjetin OECD-GVH/RÇ, ku shkëmbehet eksperienca ndërkombëtare ndërmjet vendeve anëtare.

Këto grupe tregu të BE-SHBA, kanë kërkuar informacion, lidhur edhe me rastin “CONAD” që vepron në Shqipëri, ku rrjetet e supermarketeve, me mështetjen klienteliste e banditeske të politikës e pushtetit, ka vendosur e po mban pozitë dominuese, në tregun ushqimor shqiptar, duke abuzuar me pozitën monopol që i lejojnë institcionet e shtetit, kundrejt favoreve reciproke me shefat e pushtetit lokal e qendror.

Ndaj dhe Komisioni Konukurencës, në datë 10. 05.2018, bëri një monitorim praprak, në rrjetin e supermarketeve “CONAD” në Shqipëri, si pistë, për të kaluar në hetimin e plotë të pozitës monopol, të kësaj ndërrmarrjeje tregtare ushqimore në Shqipëri.

Në ditët e para të shtatorit 2018, “PAMFLETI” do t’ju njoh me raportin e plotë, të hetimit që është bërë në “CONAD”, shoqëruar dhe me një investigim që ka bërë gazetarët tanë, në lidhje me cilësinë dhe sigurinë, vërtetësinë e etiketave si marka, si kohë prodhimi,afat real skadence e si të dhëna teknologjike, të përmabjtjes së produkteve, që shiten në këtë treg monopol, 97% e të cilave futen nga importi. – VIJON-