CIA: Shqipëria vend kryesor për prodhimin e kanabisit, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

“Shqipëria është vendi kryesor për prodhimin e kanabisit, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave”, kështu deklaron në faqen e saj zyrtare CIA amerikane në lidhje me gjendjen në të cilët ndodhet aktualisht vendi ynë.

Në paragrafin drogat e paligjshme CIA shkruan për Shqipërinë:

1-Pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndimore.

2-· Rrugë ballkanike për tranzitin e hashashit dhe kanabisit dhe pjesërisht kokainës nga Amerika e Jugut e destinuar për Europën Perëndimore.

3-Burim kryesor për prodhimin e kanabisit.

4- Vulnerabël për pastrimin e parave që lidhet me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe qënieve njerëzore.

Në lidhje me ekonominë e vendit ky institucion thekson se vendi po përballet me një borxh të lartë publik. “Vendi vazhdon të përballet me borxhin e lartë publik, duke tejkaluar kufirin ligjor të saj prej 60% të PBB-së në vitin 2013 dhe duke arritur në 72% në vitin 2016.”, thuhet nga CIA./Hashtag.al

Lexoni këtu raportin e CIA-s