Banorët e Laprakës protestë kundër prishjes së fushës së futbollit për të ndërtuar pallat (Video)

Dhjetëra banorë të Laprakës kanë protestuar ditën e sotme kundër prishjes së fushës së vetme të futbollit që ka kjo lagje e Tiranës.

Ata janë mbledhur në fushën që ndodhet mes pallateve, aty ku kryebashkiakut Veliaj ka dhënë lejen për ndërtimin e një pallati.

Banorët shprehen se ajo është fusha e vetme e lagjes dhe se fëmijët e tyre aty kalojnë pjesën më të madhe të kohës.

Ndërsa thonë se do vijojnë protestat deri në anulimin e lejes së ndërtimit.