A u zbythën përfundimisht për teatrin Veliaj dhe Rama?

Kreu i Bashkisë së Tiranë e ka thënë qartë dy ditë më parë se projekti i Teatrit Kombëtar duhet të krijojë bazën ligjore të dakortësuar me KE-në që të realizohet si projekt. Pra rezulton se ligji për teatrin duhet të ketë edhe miratimin e KE-së dhe se ai aktuali mesa duket paska probleme, në të cilat po ndërhyn KE.

Vetë Veliaj ka deklaruar se tashmë janë në një diskutim me Komisionin Europian, për të mbërritur në një draft për çështjen e shumëpërfolur të Teatrit Kombëtar. Nuk dihet ende se cilat do të jenë rezultatet pas këtij diskutimi dhe se çfarë ndryshimesh do ju kërkojë KE.

“Një gjë është e sigurt: një Tiranë që ka Amfiteatër të ri, që ka Shesh të ri, që ka Pazar të ri, Park të ri Olimpik, që ka shkolla të reja, sigurisht që do të ketë edhe Teatër të Ri. Ne nuk mund të stonojmë në një fushë dhe të shkëlqejmë në të gjitha fushat e tjera.

Kështu që, nuk ka asnjë dyshim që ne do të kemi një teatër të ri! Në fazën ku jemi, kemi një diskutim të hapur ditor edhe me miqtë dhe dashamirësit e Tiranës në Komisionin Europian, për të mbërritur në një draft, i cili sigurisht kënaq shumicën dërrmuese të popullsisë së Tiranës dhe të Shqipërisë, që do një Teatër të ri. Por, sigurisht u heq alibinë, ankesat, sebepet për sherr, edhe asaj minorance që do të bllokojë zhvillimin e Tiranës.

Dhe besoj në një draft të dakordësuar me Komisionin Europian. Ne shumë shpejt do të kemi bazën ligjore të nevojshme, procesin e nevojshëm transparent dhe të hapur për të gjithë, dhe në fund fare një Teatër të Ri për Tiranën”, u shpreh Veliaj.

Ligji për Teatrit Kombëtar ishte parashikur të kalonte përsëri në votim në parlament në datën 3 Shtator por u shty për 20 Shtator. Mazhoranca u justufikua për këtë shtyrje por mesa duket aryseja e vërtetë mund të jetë ndërhytrja e KE-së në këtë ligj dhe shqyrtimi nga ana e saj. Por të një përgjigje të kësaj pyetje jemi në pritje:” A u zbythën përfundimisht për teatrin Veliaj dhe Rama?” KE ka ndërhyrë në draft dhe kjo ka rëndësi.

Si u ju justifikua mazhoranca për këtë shtyrje?

“Ligji për teatrin është në seancën e datës 20 shtator. Meqenëse dekreti është depozituar kur sezoni ishte shpërndarë u kërkua nga komisioni për Veprimtarinë Prodhuese që të mos diskutohet në seancën e datës 13 por të datës 20, pasi komisioni ka nevojë për kohë për t’u njohur me argumentet e presidentit. Kështu do të kalojë në komisionin përgjegjës, pastaj në seancë në datën 20.”, u shpreh Ulsi Manja