Telefoni i intrigues i lojërave debuton në 28 vende Evropiane

Android Stock siguron një eksperiencë të pastër. “Shark Space” është një modalitet i cili pastron memorien për performancë më të lartë gjatë lojërave si dhe ç’aktivizon njoftimet dhe thirrjet.Telefoni i dedikuar lojërave nga Xiaomi, modeli Black Shark, i prezantuar për tregun Kinez, nga data 16 Nëntor do të jetë i disponueshëm edhe në Evropë.

Telefoni vjen me një telekomandë portative, dhe ftohje me lëng. Black Shark ka një procesor Snapdragon 845, grafika Adreno 630, 8GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.

Gjithashtu ka bateri 4,000 mAh dhe ekran 1080p 21:9.

Android Stock siguron një eksperiencë të pastër. “Shark Space” është një modalitet i cili pastron memorien për performancë më të lartë gjatë lojërave si dhe ç’aktivizon njoftimet dhe thirrjet.

Çmimi për Evropën nuk është bërë publik, por Black Shark kushton 480 dollarë për modelin 6GB RAM/64GB memorie të brendshme.

Black Shark do të shitet në 28 vende Evropiane: Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Çeki, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Hollandë, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi dhe Britani. /PCWorld Albanian