Skype prezanton se shpejti një opsion te ri për regjistrimin e thirrjeve

Përdoruesit e Windows 10 dhe Mac, tani kanë mundësinë të ndryshojnë modalitetin e Skype duke kaluar në Content Creaters mode.Skype do të prezantojë një Content Creator të ri i cili mbështetet në platformën e Microsoft. Bëhet fjalë për krijimin e një modeli i cili do të shërbejë për regjistrimin e telefonatave të Skype. Kjo veçori lehtëson punën e shumë blogerëve dhe vlogerëve të cilët përdorin Skype në punën e tyre.
Skype, edhe pse funksionon prej më shumë se 15 vitesh tashmë, nuk ka ende nje softuer të tijin për regjistrimin e telefonatave.
Përdoruesit e Windows 10 dhe Mac, tani kanë mundësinë të ndryshojnë modalitetin e Skype duke kaluar në Content Creaters mode.
Ky modalitet lejon regjistrimin e telefonatave Skype, videove, regjistrimet zanore etj në mënyrë që të mund tu jepet mundësia blogerëve dhe përdoruesëve të tjerë të internetit të streamline në platformat e tjera si Youtube apo Twitch. Ky modalitet lejon gjithashtu importimin e fileve audio në programe të tjera si Adobe ku jepet mundësia e modifikimit dhe përpunimit të tyre.
Sigurisht do të mendoni që këto opsione të Skype nuk do ti përdorni kurrë, por ju nuk e imagjinoni se sa e rëndësishme është kjo për një gazetar terreni apo për takime biznesi në të cilat nuk do të jetë më e nevojshme të përdoren shënimet.
Skype-it ju desh pak kohë që të arrinte të realizonte opsione të tilla, megjithatë, burime nga Skype thonë se këtë verë do të jenë të disponueshme për përdoruesit.