Shitja e Telekom Albania alarmon ekspertët e ekonomisë

Berlin, Deutschland, 2005 - Das Logo der Deutschen Telekom auf der Internationalen Funkausstellung. (Deutschland, Berlin, Deutsche, Telekom, T, Punkt, Telefon, Telefongesellschaft, kommunizieren, Kommunikation, Telekommunikation, Messe, Aussteller, Anbieter, Technologie, Festnetz, Mobilfunk, Internet, Logo, Schild, Emblem, Symbol, symbolisch, Leuchtschrift, Mensch, und, Kommunikation, Stadtleben, Messe, Ausstellung, BILDNUMMER: 19856MUHS) (c) Andreas Muhs, Emma-Ihrer-Strasse 39, 10317 Berlin, Tel. 030 4405 2752, http://www.muhs.de, [email protected] - Nutzung des Fotos fuer nicht journalistische Zwecke bedarf besonderer Vereinbarung - FOTO IST HONORARPFLICHTIG!

Burimet thonë se aktualisht Deutsche Telekom po zhvillon negociata me dy kompani bullgare dhe Telekomin Serb, ku ky i fundit përflitet si kandidati më i mundshëm për blerjen e Telekom Albania.Ekspertët e njohur të ekonomisë e komentojnë si sinjal jo të mirë për ekonominë, largimin e investitorit strategjik Deutsche Telekom nga Shqipëria. Ata thonë se tregu i telefonisë ka edhe elementin e sigurisë kombëtare pasi ka të dhëna të qytetareve. Së fundmi po fliten për shitjen e Telekom Albania, për ta blerë atë interes kanë shprehur dy kompani bullgare dhe Telekom Serbija.

Ekspertët thonë se largimi i një investitori strategjik si Deutsche Telekom është një lajm jo i mirë për ekonominë shqiptare.

“Sepse largohet një brand ndërkombëtar me të cilin mund të krenohesh dhe duke patur parasysh, se kush po përflitet se vjen për ta zëvendësuar do të jetë thjesht një transaksion që nuk sjell asnjë zhvillim për tregun, pasi realiteti do të jetë po i njëjtë”, u shpreh Elvin Meka, ekspert i sistemit financiar.

“Shtimi i pranisë së kapitalit kinez, shtimi i pranisë së kapitalit turk, shimi i presionit të kapitalit me origjinë ruse, apo vende të tjera të kësaj natyre në thelb është dëshmi e lodhjes që kompani serioze të vendeve të BE kanë me klimën e biznesit në Shqipëri. Me përmirësimin e ngadalshëm, apo edhe përkeqësimin e kësaj të fundit”, u shpreh Zef Preçi, ekspert ekonomie.

Burimet thonë se aktualisht Deutsche Telekom po zhvillon negociata me dy kompani bullgare dhe Telekomin Serb, ku ky i fundit përflitet si kandidati më i mundshëm për blerjen e Telekom Albania. Por cilat janë efektet që ky transaksion sjell për qytetarët?!

“Kompania kompesohet për vlerën e tregut që zotëron në atë moment. Por ardhja e kompanisë së re do të thotë se ekonomia do të shfrytëzohet më shumë, përkeqësohen investime në infrastrukturë, pra zgjerimi i planifikuar nuk ndodh më. I penalizuar i vërtetë është konsumtori”, shprehet Zef Preçi.

Por tregu i telefonisë ka dhe një specifik tjetër, atë që lidhet me sigurinë kombëtare, pasi administron të dhënat e qytetarëve. Ndaj sipas Elvin Mekës qeveria nuk mund të rrijë duarkryq përballë një transaksioni të mundshëm.

“Është një zile këmbane, e cial duhet të shërbejë edhe për shtetin shqiptar që duhet të rikonsiderojë mundësinë e rikthimit qoftë edhe pjesor të pronësisë në një aset të tillë”, tha ai.

Qeveria shqiptare thotë se ende nuk është njoftuar zyrtarisht për një shitje të mundshme të Telekom Albania dhe se do ta shprehë qëndrimin e saj vetëm pasi të marr njoftimin zyrtar nga vetë kompania. /Top Channel