Regjistrohen 259 raste vdekje për shkak të selfie!

Nga viti 2011 e deri në vitin 2017 janë regjistruar 259 raste vdekje për shkak të fotove selfie të pamatura. Bëhet fjalë për një “modë” të çuditshme që është përhapur sidomos në Shtetet e Bashkuara, Rusi dhe Indi.

Me integrimin e fotokamerës frontale në çdo smartphone, moda e fotove selfie është përhapur shumë. Shumë persona e përdorin fotokamerën e telefonit të tyre për të shkrepur një foto, por shumë të tjerë vendosin të shkrepin një selfie në vende të rrezikshme, për t’i publikuar më pas në rrjetet sociale.

Vende si tarracat e pallateve, male të rrezikshme apo situata ekstreme si binaret e trenit ndërsa ky i fundit është në lëvizje, janë nga më të preferuarit për një selfie ekstrem. Rastet e vdekjeve të regjistruara (pasi mund të ketë edhe shumë të tjera) janë plot 259.