Raporti: Intel mund të ketë bindur Microsoft të mos zgjedhë ARM për Surface Go

Microsoft lançoi pajisjen e re Surface Go më herët këtë muaj me një procesor Intel Pentium Gold. Ka qenë një nga pikat kryesore të fokusit të diskutimeve rreth performancës dhe lëvizshmërisë për këtë Surface 10 inç dhe kureshtja ka qenë e madhe se pse Microsoft nuk ka zgjedhur procesorët Snapdragon të Qualcomm apo ARM Windows.Microsoft lançoi pajisjen e re Surface Go më herët këtë muaj me një procesor Intel Pentium Gold. Ka qenë një nga pikat kryesore të fokusit të diskutimeve rreth performancës dhe lëvizshmërisë për këtë Surface 10 inç dhe kureshtja ka qenë e madhe se pse Microsoft nuk ka zgjedhur procesorët Snapdragon të Qualcomm apo ARM Windows.

Paul Thurrott raporton se Microsoft donte të përdorte një procesor ARM për Surface Go, por Intel ndërhyri. Thuhet se Intel kërkoi me ngulm që Microsoft të përdorte procesorët Pentium Gold në vend të atyre ARM.

Nuk është e qartë pse Microsoft nuk ka vijuar me planet e saj me ARM për Surface Go pasi sa i përket procesorëve Snapdragon duket se ende nuk kanë performancën dhe pajtueshmërinë që Intel ofron në laptopë.

Microsoft ka punuar shumë për të përmirësuar këtë, pavarësisht kërcënimeve të Intel, se do të padiste konkurrentët si Qualcomm nëse ata përpiqen të imitojnë arkitekturën e Intel x86.

Pajisjet e reja me procesorin Snapdragon 850 të Qualcomm do të debutojnë në kohë për sezonin e festave, por një çip i ri me përmirësime më të larta të performancës do të jetë në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm.

ARM gjithashtu paraqiti një plan dyvjeçar për hartuesit e tij të procesorit së fundmi, dhe zbuloi një Cortex-A76 CPU më herët këtë vit. Microsoft gjithashtu po ecën përpara me planet e serverave të ARM, duke kërcënuar dominimin e Intel në këtë fushë. Tani Intel përballet me një luftë për të ardhmen e saj, me konkurrencë të fortë nga AMD, Nvidia dhe Qualcomm. /PCWorld Albanian