Një problem i ri sigurie mund të përsërisë skenarin e WannaCry

Rebekah Brown ose Rapid7, një kompani e sigurisë kibernetike, tha për Reuters se nuk ka shenja që problemi i sigurisë po përdoret nga hakerat në 12 orët e fundit.
Një problem i ri sigurie në një softuer rrjetesh vë në rrezik mijëra kompjutera nga sulme të ngjashme me WannaCry i cili infektoi 300,000 kompjutera në mbarë botën u shprehën ekspertët e sigurisë.

Departamenti Amerikane i Sigurisë Kombëtare lajmëroi ditën e Mërkure problemin e sigurisë i cili mund të përdoret për të marrë nën kontroll një kompjuter si dhe kërkoi urgjentisht adresimin e saj nga administratorët dhe përdoruesit.

Rebekah Brown ose Rapid7, një kompani e sigurisë kibernetike, tha për Reuters se nuk ka shenja që problemi i sigurisë po përdoret nga hakerat në 12 orët e fundit.

Por kompania tha se duhen vetëm 15 minuta për të zhvilluar një maluer i cili shfrytëzon këtë problem. Rapid7 tha se ka zbuluar 100,000 kompjutera me versione vulnerabël të Samba, një softuer rrjeti për kompjuterat Linux dhe Unix.

Shumica e kompjuterave kanë versione aq të vjetra të sistemeve operative saqë nuk mund të adresohen.