Në përpjekje për të bllokuar Telegram, autoritetet Ruse bllokojnë edhe shërbimet e Google dhe Amazon

Adresat e Google dhe shërbimeve të tjera cloud u goditën sepse Telegram përdorte infrastrukturën e tyre.Google, Amazon dhe shërbime të tjera në Rusi janë goditur nga përpjekjet e Kremlinit për të bllokuar aksesin e përdoruesve në aplikacionin Telegram

Rusia ndaloi përdorimin e aplikacionit pasi kompania refuzoi të dorëzonte çelësat e enkriptimit.

Adresat e Google dhe shërbimeve të tjera cloud u goditën sepse Telegram përdorte infrastrukturën e tyre.

Në një qëndrim zyrtar në Facebook dhe mediat e tjera sociale, autoriteti rregullator i komunikimeve elektronike në Rusi, Roskomnadzor, tha se kishte bllokuar disa IP të Google sepse Telegram po i përdorte ato.

Nga ana tjetër Google tha se ishte duke hetuar raportimet ndërsa Amazon nuk ka dhënë një deklaratë

Lër një përgjigje

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem shkruani emrin këtu