Në 2018-ën vinë telefonët e parë bateritë e të cilëve ngarkohen brenda 5 minutave

Teknologjia u prezantua në 2015-ën nga një startup Izraelit i quajtur StoreDot në konferencën CES. Shefi ekzekutiv i startupit tha se teknologjia pritet të hyjë në prodhim komercial duke filluar nga viti i ardhshëm.Telefonët me bateri të cilat ngarkohen plotësisht në vetëm pesë minuta mund të dalin në shitje duke filluar nga viti i ardhshëm.

Teknologjia u prezantua në 2015-ën nga një startup Izraelit i quajtur StoreDot në konferencën CES. Shefi ekzekutiv i startupit tha se teknologjia pritet të hyjë në prodhim komercial duke filluar nga viti i ardhshëm.

Ai shpjegoi se bateritë e firmës së tij kishin materiale të cilat kryenin reaksione jo tradicionale duke bërë të mundur një transferim të shpejtë të joneve nga anoda në katodë, një proces i cili ngarkon baterinë.

“Ne do të ngarkojmë një telefon inteligjent në vetëm pesë minuta,” tha Myersdorf. Ai shtoi se teknologjia është duke prodhuar aktualisht në Azi por për qëllime testimi.