Monedhat kriptografike humbasin 20% të vlerës gjatë javës

Për tregun e monedhave kriptografike problemet vijuan edhe këtë javë pavarësisht se shpresat që një ditë stuhia të mbarojë nuk janë shuar për entuziastët.Vlera e tregut e monedhave kriptografike ka rënë ndjeshëm ditët e fundit. Që kur arriti pikën më të lartë vitin e kaluar, shumica e monedhave kriptografike kanë humbur mes 60 deri në 70% të vlerës.

Ndërsa vlera e shumicës së monedhave kriptografike ndryshon në bazë të trendit që bitcoin ndiqte, disa prej tyre kanë shënuar rënie edhe më të mëdha.

Për tregun e monedhave kriptografike problemet vijuan edhe këtë javë pavarësisht se shpresat që një ditë stuhia të mbarojë nuk janë shuar për entuziastët.

Të tjerët po shfrytëzojnë çmimet e ulëta për të përfituar sepse realisht besojnë që ky treg ka për tu rikthyer në atë shkëlqimin e fundvitit të 2017-ës.

Aktualisht bitcoin po rikthehet në 7,000 dollarë nga pika më e ulët e javës me 6,590 dollarë.

Volumi i tregut ka ngelur i pandryshuar në 5.9 miliard dollarë në 24 orë. Bursat kryesore për nga volumi janë Bitfinex, Binance, Okex, Houbi dhe Bitflyer.

Në shtatë ditët e fundit vlera e bitcoin ka rënë me 19%.

Jeni Japonez është monedha kryesore në të cilën po këmbehet bitcoin duke zënë 54% të tregut.

Dollari vjen në vendin e dytë me 23% ndërsa Euroja vetëm 4%.

Duke parë në një afat kohor prej 4 orësh, shfaqen disa tërheqje të MACD dhe RSI. Vlera 100 e SMA-së është poshtë mesatares prej 200 SMA që do të thotë se krijimi i një qëndrueshmërie duket e largët.

Projektimet ditën e sotme ishin poshtë nivelit të tërheqjes 78.6 Fibonacci ndërsa bitcoin ra nën 6,590.

Një rënie poshtë 5,900 dollarëve do të ishte lajm i keq për tregun. Megjithatë nëse demat arrijnë të fitojnë terren, rezistenca në vlerat 7,500 deri në 8,000 dollarë nuk është diçka e paarritshme.

Projeksionet tregojnë se aktualisht menaxhimi i vlerës 6,400 dollarë është më i prekshëm.

Aktualisht shumica e monedhave kriptografike janë në rritje por në shtatë ditët e fundit kanë qenë në tatëpjetë.

Ethereum ka rënë me 23% në 411 dollarë. Ripple humbi 20% në 0.52 dollarë. Bitcoin Cash ra me 28% ndërsa Litecoin me 26% në 122 dollarë.

Kur do të përfundojë dimri i monedhave kriptografike?

Deri më sot tregu ka qenë në një trend rënie që nga fillimi i 2018-ës. Kontratat e shkurtra në Bitmex kanë vënë stoqe, shumë më tepër sesa kërkesa.

Tregtuesit kërkojnë dyfishimin e fundit. Disa prej tyre po ripozicionohen për të fituar nga një rikuperim i papritur i vlerës.