Microsoft do të mbajë një aktivitet më 2 Tetor, pritet një Surface i ri

Në fokus do të jenë edhe shërbimet e kompanisë si aplikacioni i ri i sinkronizimit të të dhënave Your Phone mes telefonit dhe kompjuteri.Microsoft ka planifikuar mbajtjen e një aktiviteti në Nju Jork muajin e ardhshëm. Prodhuesi i njohur i softuerit dërgoi ftesë për mediat në një aktivitet që do të mbahet më 2 Nëntor.

Ndërsa ka pasur spekulime për një pajisje me dopjo ekran me emrin e koduar “Andromeda” debutimi i tij nuk ka gjasa të ndodhë.

Përkundrazi Microsoft pritet të rifreskojë Surface Pro dhe prej muajsh thuhet se kompania ka përgatitur një ridizajnim madhor.Gjithashtu kanë kaluar dy vite që nga lançimi i Surface Studio dhe produkti tashmë ka nevojë për vëmendje.

Në fokus do të jenë edhe shërbimet e kompanisë si aplikacioni i ri i sinkronizimit të të dhënave Your Phone mes telefonit dhe kompjuteri.

Së fundit aktiviteti do të jetë dita kur përditësimi i radhës i Windows 10-ës të bëhet publik.

Aktiviteti do të mbahet mes atij të Apple në më 11 Shtator dhe të Google më 9 Tetor ku të dy kompanitë do të tregojnë risitë e tyre me flagshipët e rinj iPhone dhe Pixel 3.