Mercedes A-Class me katër dyer, pak ditë para prezantimit zyrtar (Foto)

Modeli i parë A-Class që ka katër dyer, prezantohet zyrtarisht gjatë këtyre ditëve

Beijing Auto Show fillon në fund të javës dhe prodhues nga tërë bota kanë bërë përgatitjet e duhura, që të prezantohen sa më mirë për tregun e madh kinez, transmeton Telegrafi.Deri më tani, Mercedes kishte konfirmuar pjesëmarrjen dhe shfaqjen e një Sedani nga A-Class dhe spiunët e automobilave ishin të shpejtë, që ta tregojnë para prezantimit.

E tëra filloi kur disa punonjës, “harruan ta mbulojnë panelin e madh, që duhet të vendoset në njërën nga sallat e panairit”.

Nëse shikoni në hapësirën e targave, shihet shënimi ‘A Class L Sport Sedan’ që na lë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një karavan sportiv, që ka hapësirë më të madhe për këmbë dhe ofron më shumë rehati.

I ka të njëjtat drita dhe grillin gjigant, por versioni me katër dyer ka bërë që eksterieri të ngjajë sikur AMG me tavan të pjerrët.

Makina e punuar që të ketë aerodinamikë të lartë, ndërsa trup me shumë pak peshë pritet që të lëvizë me 224 kuajfuqi

Lër një përgjigje

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem shkruani emrin këtu