Me filtrat e rinj të Pinterest mund të kërkohet edhe sipas ngjyrës së lëkurës

Pinterest gjithashtu vuri në dukje se kur përdoruesit kërkonin për tonet e lëkurës, ky informacion nuk do të ruhej dhe nuk do të ndikonte në reklamat që u dalin përdoruesve. Ky tipar po zhvillohet sot në versionin beta, thotë kompania.
Pinterest ka sjellë ndryshime të reja që i lejojnë përdoruesit të filtrojnë sipas llojit të flokëve, ngjyrës së lëkurës, si një mënyrë për ta bërë më të lehtë për të gjetur atë që kërkohet. Ndryshimet vijnë pasi platforma e medias sociale kreu një studim dhe zbuloi se 70 për qind e njerëzve e përdorën shërbimin për të gjetur dhe ruajtur pamjet dhe stilet e përditshme.

Nga një postim i inxhinierit të Pinterest ku thotë se procesi i programimit të filtrave të kërkimit për të zbuluar tonin e lëkurës në imazhe ishte e vështirë, duke pasur parasysh se si ndriçimi, hijet dhe faktorët e tjerë ishin të gjitha variablat që duhej të merreshin parasysh.

Për të zgjidhur çështjen, Pinterest përdori metoda nga një aplikacion për bukurinë, ModiFace, që tashmë kishte një bibliotekë të përshtatshme për të dhënat e fytyrës për përdorimin e inteligjencës artificiale. Pinterest ka krijuar algoritme për të mos e lexuar lëkurën e bardhë në hije të errët si ton të errët të lëkurës, dhe korrigjuar gabimet e tjera përmes testimeve të përsëritura.

Pinterest gjithashtu vuri në dukje se kur përdoruesit kërkonin për tonet e lëkurës, ky informacion nuk do të ruhej dhe nuk do të ndikonte në reklamat që u dalin përdoruesve. Ky tipar po zhvillohet sot në versionin beta, thotë kompania.

“Puna jonë e ardhshme në përgjithësi do të përqëndrohet në përmirësimin e saktësisë së rezultateve dhe sjelljen e eksperiencës në më shumë platforma. Ne do të provojmë metoda të reja të rishkrimit të pyetjeve dhe përzierjes në përmbajtje të zbatueshme dhe shpresojmë që të përmirësojmë modelet tona të rankimit të kërkimit në mënyrë që të marrim më mirë tonin e zgjedhur të lëkurës “, shkruan Laksh Bhasin, një inxhinier i Pinterest që punon në ekipin e kërkimit. “Së fundmi, tonet e lëkurës janë vetëm fillimi i ndërtimit të një kërkimi më gjithëpërfshirës. Ne shpresojmë që të ndihmojmë Pinners të gjejnë rezultate më të personalizuara duke ofruar më shumë mënyra për të filtruar kërkimin.” /PCWorld Albanian