Kohëzgjatja e paketave celulare, AKEP urdhëron rikthimin e paketave mujore

AKEP, pas ngritjes së një procedure administrative ndaj 3 kompanive celulare në vend, ka urdhëruar rikthimin e paktave 30 ditore nga 28 që janë aktualisht.

AKEP njofton se pas një analize të plotë dhe të argumentuar për të vlerësuar nëse ka efekte negative për konsumatorin zbatimi i kohëzgjatjes 28 ditore i paketave tarifore celulare nga 30 ditore që ka qenë më parë, ka urdhëruar kompanitë celulare vlerësimin e ndryshimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë së paketave tarifore celulare me parapagim nga 28 ditë rikthimin e paketave mujore 30 ditë.

VENDIMI I AKEP
1. Miratimin e përfundimit të procedurës administrative të nisur nga AKEP me Urdhër nr. 64, datë 26. 03. 2018 “Për vlerësimin e ndryshimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë së paketave tarifore celulare me parapagim nga 30 në 28 ditë.

2. Kohëzgjatja e vlefshmërisë së paketave tarifore celulare standard bundle me parapagim nga 28 ditë të jetë mujore(30 dite).

3. Detyrimin e sipërmarrësve e komunikimeve elektronike Vodafone Albania dhe Telekom Albania që duke filluar nga data 1 qershor 2018 të rikthimit të vlefshmërisë së paketave standarte bundle të shërbimit celular me parapagim nga 28 ditë në mujore (30 ditore).

4. Sipermarresit Vodafone Albania dhe Telekom Albania të njoftojnë pajtimtarët për ndryshimin e paketave standarte nga 28 dite në mujore (30 ditore) të paktën 15 dite para hyrjes në fuqi të paketave standarte mujore (30 ditore).

5. Ky vendim do t’i njoftohet sipërmarrësve Vodafone Albania dhe Telekom Albania dhe do të publikohet në faqen e internetit të AKEP: akep.al

Ky Vendim hyn në fuqi datën e miratimit të tij.

Lër një përgjigje

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem shkruani emrin këtu