Huawei konfirmon datën e debutimit të flagshipit Mate 20

Gjatë aktivitetit IFA në Berlin Huawei tha se Kirin 980 është më i shpejtë sesa konkurrenti kryesor, Qualcomm Snapdragon 845.Huawei bëri të ditur ditën e sotme datën e debutimit të flagshipit të 2018-ës, Huawei Mate 20.

Kompania do të prezantojë telefonin në Londër sipas llogarisë zyrtare në rrjetin social Twitter.

Në postim Huawei konfirmoi se Mate 20 do të vijë me procesorin e ri Kirin 980 prodhuar nga vetë kompania Kineze.

Gjatë aktivitetit IFA në Berlin Huawei tha se Kirin 980 është më i shpejtë sesa konkurrenti kryesor, Qualcomm Snapdragon 845.

Ende asnjë prej këtyre pretendimeve nuk është provuar. Ashtu si Samsung, Huawei shet dy modele flagshipësh: Seritë P dhe Mate.

Telefonët Mate tradicionalisht kanë pasur ekrane më të mëdha.

Sipas të dhënave të publikuar deri më sot, Mate 20 do të ketë ekran 6.3-inç AMOLED, bateri 4,200 mAh, 6GB RAM, 128GB memorie dhe karikim wireless.

Kur debutoi Huawei P20 kishte tre kamera të pasme dhe pritet që ky konfigurim të materializohet edhe tek Mate 20.

Sa i takon softuerit, Mate 20 me shumë gjasa do të ketë Android Pie.

Në IFA Huawei prezantoi telefonin e parë të familjes Mate 20, modelin Mate 20 Lite. Me ekran 6.3-inç, procesor Kirin 710, 4GB RAM, 64GB memorie dhe bateri 3,750 mAh, telefoni është një zgjedhje mjaft serioze.