HTC U po vjen, model premium në Android

Një telefon misterioz nga HTC është shfaqur në faqen Geekbench, që është e njohur për testimin e performancës së procesorëve të telefonave.Pajisja është e rreshtuar si “HTC CBP”, një nofkë që nuk korrespodon me asnjë prej telefonave ekzistues të HTC.

Sipas Geekbench, kjo pajisje do të ketë procesorin Snapdragon 835 të Qualcomm, procesor ky që nuk është inkuadruar ende në asnjë telefon të kompanisë. Megjithatë, HTC U është përfolur të vijë me këtë çip.

Në fakt, ky procesor pritet të jetë pjesë e secilit prej telefonave të shtrenjtë të këtij viti, dhe tashmë është përfshirë në telefonin e ri të Sony si dhe në Galaxy S8.

Për më shumë, rrjedha nga Geekbench bën të ditur se telefoni do të punoj me Android 7.1.1 dhe do të ketë RAM memorie prej 4GB.