Hakerët ndërmarrin sulme kibernetike përmes titrave të filmave

Ky zbulim i Chechpoint tha se maluer përhapet përmes filmave të pirateruar dhe shfaqjeve televiziveMe anë të një exploit-i të ri hakerat mund të marrin në kontroll kompjuterin tuaj duke shpërndarë maluer me anë të titrave të filmave.

Exploit-i i cili në të vërtetë shërben për ti hapur rrugë maluerit në kompjuter, njofton menjëherë sulmuesin kur përdoruesi luan titra të infektuara në luajtësit e videove si Popcorn Time dhe VLC.

Ky zbulim i Chechpoint tha se maluer përhapet përmes filmave të pirateruar dhe shfaqjeve televizive. Duke qenë se titrat kanë qenë burim i besueshëm nga luajtësit e videove, përdoruesit ngelen pa asnjë mbrojtje në rast të një sulmi të tillë.

Metoda nuk kërkon fare ndërveprimin e përdoruesit në mënyrë që sulmi të jetë i suksesshëm. Ndryshe nga format e tjera të sulmeve, titra shihen si thjeshtë skedarë me tekst.

Nëse përdorni Popcorn Times atëherë një zgjidhje është e disponueshme në këtë lidhje. Ndërsa VLC, Kodi dhe Stremio do të përditësohen automatikisht. /