Google planifikon të shtojë bllokimin e reklamave në Google Chrome

Influencimi dhe pasuria më e madhe e Google ka ardhur nga reklamat, por si duket motori me popullor i kërkimit ka në plan të bllokojë reklamat. Gazeta Wall Street Journal raporton se Google po planifikon të prezantoj bllokimin e reklamave në versionin më të ri të shfletuesit Chrome. Raporti thot se ky funksion do të vijë tek të gjithë smartphonët android dhe IOS dhe desktop.
Nuk ka dyshim që ky funksion po pritet nga shumë përdorues, shumica e tyre që përdorin një shtojcë të palës së tretë me emrin Adblock. Google thot që nuk ka komente për këto thashetheme, por lëshoi një deklaratë duke thënë:
“Stafi i Google ka punuar shumë për tju sjellur përdoruesve reklama sa më të mira dhe të sigurta, por një pjesë e stafit të Google mund të mbështesin standarte më të mira për reklamat. ”

Duket shumë e qartë që google do të nisi këtë iniciativ si pjese e shfletuesit të tyre Chrome.
Megjithatë, një lëvizje e tillë nga kompania është e detyruar të merret si e diskutueshme nga vet fakti se kjo kompani merr te paktën 1/3 e të ardhurave në USA nga reklamat. Edhe pse raporti i Wall Street nuk është konfirmuar, komisionerja europiane Margrethe Vestager ka bërë një postim në rrjetin social Twitter, duke thene: “Ne do të ndjekim më afër këtë veçori të re dhe efektet e saj.”

Bashkimi Europian po heton aktualisht një gamë të gjërë të aktiviteteve të Google si pasojë që ka shkaktuar dominimi i tepërt shërbimi i blerjes në sistemet Android.
Google do ketë mbështetjen e shumë kompanive përfshirë këtu edhe shum industri reklamash që thonë që reklamat e këqija nuk janë të nevojshme, qoftë nga ata që duhet të merren me to ose edhe kompanitë që shpresojnë të arrijnë të ardhura pa i antagonizuar përdoruesit. Koalicioni për reklama më të mira ka bërë hulumtime se cfarë lloj reklamimi dixhital i bezdis përdoruesit më shumë. Nuk është shumë suprizë që nga ky hulumtim rezulton se përdoruesit i urrejnë më shumë “pop-ups” ose videot që hapen automatikisht në background ose ato reklama prestigjoze që vonojnë aksesin e përdoruesve në përmbajtjen që po përpiqen të arrijnë. /A.B