Gmail për Android tani ju lejon të personalizoni veprimet e rrëshqitjes

Mund të ndryshoni gjestet tuaja duke shkuar tek Cilësimet, pastaj tek Cilësimet e përgjithshme dhe pastaj duke zgjedhur “veprimet e rrëshqitjes”.Google ka zbuluar një grumbull përditësimesh të vonuara në Gmail gjatë javëve të fundit dhe një tjetër ka ardhur në përditësimin më të fundit në Android: aftësia për të përcaktuar se çfarë ndodh kur rrëshqisni një email në të majtë ose në të djathtë. Ky përditësim u zbulua nga Android Police.

Më parë, rrëshqitja e një email-i në kutinë tuaj postare do ta arkivonte atë, pa marrë parasysh se çfarë rëndësie kishte. Kjo ishte e dobishme, por jo aq e dobishme sa duhej, meqë gjestet e rrëshqitjes me të vërtetë mund të ndihmojnë të pastroni kutinë postare për sa kohë që veprimet e tyre përshtaten me mënyrën se si punoni.

Rrëshqitjet kanë qenë pjese e aplikacioneve të email për celular për disa vite dhe shumë prej tyre u ofrojnë përdoruesve aftësinë për të personalizuar ato që bëjnë, prandaj ky është një shtim i vonuar nga Google.Gjestet e Gmail nuk janë më të përshtatshmet në botë, por ju keni mundësi të mjaftueshme për ta bërë atë të dobishëm. Tek cilësimet, tani mund të caktoni rrëshqitjen e majtë dhe të djathtë ose të arkivoni, fshini, shënoni si të lexuar ose të palexuar, të lëvizni ose të shtyni një email.

Mund të ndryshoni gjestet tuaja duke shkuar tek Cilësimet, pastaj tek Cilësimet e përgjithshme dhe pastaj duke zgjedhur “veprimet e rrëshqitjes”.

Për fat të keq, opsioni i personalizimit nuk ka ardhur ende në iOS. Por, duke parë që Google ka lëshuar një mori karakteristikash të reja të Gmail në të gjithë rrjetin dhe aplikacionet e saj kohët e fundit, gjasat janë se do të arrijnë së shpejti edhe në iOS. /