Evropa udhëheq SHBA dhe Azinë në botën e kryptove

Vlera e monedhave kriptografike të shitura vitin e kaluar në Evropë ishte 4.1 miliardë dollarë ndërsa në SHBA 2.6 miliardë dollarë dhe Azi 2.3 miliardë dollarë.Në garën për të qenë rajoni i cili dominon industrinë e kriptomonedhave, vendet Evropian kanë një avantazh të qartë përballë SHBA-ve dhe Azisë.

Vlera e monedhave kriptografike të shitura vitin e kaluar në Evropë ishte 4.1 miliardë dollarë ndërsa në SHBA 2.6 miliardë dollarë dhe Azi 2.3 miliardë dollarë.

Shitjet e këtyre monedhave njihet ndryshe si ICO. Grafiku i mëposhtëm demonstron qartë dominimin e Evropës në këtë fushë:Më shumë zhvillues

Sipas Stack Overflow, Evropa është shtëpia e 5.5 milion zhvilluesve ndërsa SHBA vetëm 4.4 milion.

Gjithashtu universitetet Evropiane lëshojnë dyfishin e PhD STEM krahasuar me SHBA. Talenti teknik në i Evropës ka një epërsi të qartë.

Ligje të favorshme

Franca nuk ka për të humbur shansin që sjell revolucioni blockchain sipas Ministrit të Ekonomisë Bruno Le Maire.

Ai thotë se dëshiron që Franca të bëhet qendra globale e ICO-ve. Zvicra ka objektiva të njëjtë ndërsa Britania ka krijuar një task force për asetet kriptografike.

Natyra e “qytete-shteteve” Evropiane

Evropa ka mese 50 shtete dhe disa prej tyre janë ekonomi të vogla. Dhe disa prej tyre nuk janë në kushte të favorshme. Çdo kompani Evropian e di se duhet të përhapet ndërkombëtarisht që ditën e parë nëse do të shmangë kurthet e ekonomive të vogla.

Diversiteti i ekipeve shumëkombëshe është bërë një standard tashmë. /PCWorld Albanian