Deutsche Telekom nuk njeh rival në Gjermani, kryeson shpejtësinë e internetit 4G

Kompania mbajti kurorën e shpejtësisë 4G prej 33.59Mbps ndjekur nga Vodafone me 21.4Mbps dhe O2 18.7 Mbps.Telekomi vendas vijon të jetë lider Gjermani. Operatori i dytë më i madh për nga numri i abonentëve pas O2 në pronësi të Telefonica, kryesoi raportin më të fundit të OpenSignal në cilësinë e shërbimeve të telefonisë së lëvizshme.

Me mbi 950 milion matje nga 84,500 pajisje përgjatë gjashtë muajve, OpenSignal arriti në përfundimi se Telekom ka një avantazh të qartë ndaj rivalëve në treg.

Kompania mbajti kurorën e shpejtësisë 4G prej 33.59Mbps ndjekur nga Vodafone me 21.4Mbps dhe O2 18.7 Mbps.

Në shtatë teste të realizuar, marka e Deutsche Telekom doli fituese në pesë prej tyre.

Shpejtësia mesatare në terësi e rrjetit Telekom, 3G dhe 4G, ishte 30.35Mbps, e Vodafone 17.55Mbps dhe O2 14.28Mbps.

E njëtja situatë edhe në ngarkim ku Telekom udhëheq me shpejtësi mesatare prej 11.11Mbps.

I vetmi ndryshim është ndërrimi i vendeve mes Vodafone dhe O2 ku në këtë aspekt operatori në pronësi të spanjollëve të Telefonica është i dytë me 7.39Mbps dhe Vodafone i treti me 6.1Mbps.

Gjatë testimit të vonesave të transmetimit, Vodafone fiton të dy testet, në 3G dhe 4G.

Ndërsa Telekom fiton testin e fundit të mbulimit të 4G-së me 81.75% të popullsisë ndjekur nga Vodafone me 69.55% dhe O2 me 60.12%.

Për më tepër lexoni raportin e plotë të OpenSignal në këtë lidhje. /

Lër një përgjigje

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem shkruani emrin këtu