CarPlay kërkohet gjithnjë e më shumë nga përdoruesit që blejnë një makinë të re!

Sipas sondazheve të fundit, kush blen një makinë të re me CarPlay ose Android Auto është shumë i kënaqur me këto sisteme, duke i shfrytëzuar ato gjithmonë. Janë rritur edhe përdoruesit që kërkojnë njërin prej këtyre shërbimeve përpara se të blejë një makinë.

Sondazhi tregon se 34% e pronarëve të automjeteve me CarPlay shfrytëzon këtë sistem për të menaxhuar të gjithë sistemin audio in-car. Gjithashtu, 32% e tyre përdor CarPlay si navigator satelitar. Shumë e lartë është edhe përqindja e përdoruesve që shfrytëzon komandat vokale për të aktivizuar funksione të caktuara ose për të lexuar mesazhet e fundit.

85% e përdoruesve është shumë i kënaqur nga CarPlay dhe 90% prej tyre do ia këshillonin atë miqve të tyre. Numra të ngjashëm janë arritur edhe nga Android Auto

Lër një përgjigje

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem shkruani emrin këtu