Autoritetet në zonat rurale të Uashingtonit zbulojnë gërmime ilegale të Bitcoin

Firmat e energjisë janë të shqetësuara gjithashtu se rritja e kërkesës për elektricitet mund të çojë në rritjen e kostove edhe për qytetarët në terësi.Rajoni i Uashingtonit Qendror në SHBA raportoi një rritje të ndjeshme të kërkesës për energji si rezultat i numrit të rritje të gërmuesve të bitcoin për shkak të kostos së ulët të elektricitetit.

Rritjet e shpejta të vlerës së bitcoin e kanë bërë gërmimin e monedhës më popullore në botë një biznes mjaft fitimprurës thotë menaxheri i Chelan Public Utility District në Shtetet e Bashkuara.

Shumë sipërmarrës të monedhave kriptografike janë vënë në gjueti të hapësirave me kosto të ulët të elektricitetit siç është rasti i Grant County, Chelan County dhe Uashington.

Në mënyrë që biznesi të jetë fitimprurës, sipërmarrësit kanë nevojë për një energji me kosto të ulët.

Komisionerët e Chelan Public Utility District (PUD) zbuluan aktivitete të jashtëligjshme të monedhave kriptografike që po rëndonin rrjetet e tyre pa autorizim zyrtar.

Të Hënën ata thanë se do të merrnin të gjitha hapat e nevojshëm për të aplikuar një moratorium ndaj operacioneve ilegale të monedhave kriptografike duke imponuar jo vetëm çmime tjera por edhe penalitetet deri në shkëputje shërbimi dhe ndjekje penale në mënyrë që të mbrohet siguria publike.

“Jemi të shqetësuar sepse individë të papërgjegjshëm po vënë njerëzit në rrezik,” shprehej Chelan PUD.

Firmat e energjisë janë të shqetësuara gjithashtu se rritja e kërkesës për elektricitet mund të çojë në rritjen e kostove edhe për qytetarët në tërësi.

Grant County PUD ishte përballur me një kërkesë prej 500 megavat ose 85% më shumë sesa normalisht.

Penalitetet fillojnë nga 5,000 dollarë në zonat rezidenciale deri në 7,000 dhe 10,000 dollarë në zonat komerciale.

Sipas Indeksit të Konsumit të Energjisë nga bitcoin, sot i gjithë procesi global i gërmimit të monedhës kriptografike konsumon energji të barabartë me Danimarkën, vendin me popullsi 5.7 milion banorë.

Kështu gërmuesit kanë filluar një gjueti global për çmime të ulëta të energjisë. Ata luajnë një rol të rëndësishëm për teknologjinë blockchain që mundëson monedhat kriptografike.

Në Shqipëri kostoja e gërmimit të një bitcoin është 3,894 dollarë duke hyrë në kategorinë e vendeve kur ky biznes do të ishte mjaft fitimprurës.