Apple News ka 90 milion përdorues të rregullt

Kryeredaktori i Apple News tha se ky popullaritet vjen nga vendimi për të eliminuar algoritmet në favor të editorëve.Aplikacioni Apple News vjen si pjesë e iOS dhe macOS, po sa njerëz e përdorin rregullisht?

Nju Jork Times raportoi se aplikacioni ka 90 milion përdorues megjithatë ankesat rreth tij nuk mungojnë.

Më të pakënaqurit janë reklamuesit të cilët nuk bëjnë para sa duhet dhe kompanitë mediatike nuk duan që të bëhen të varura nga Apple.

Kryeredaktori i Apple News tha se ky popullaritet vjen nga vendimi për të eliminuar algoritmet në favor të editorëve.

Qasja nuk e shpëton Apple nga lajmet e rreme, por të paktën parandalon shpërndarjen e informacionit nga burime të pa sigurta.

Google dhe Facebook kanë zgjedhur të kundërtën dhe jo radhë herë algoritmet kanë nxjerrë në pah lajme të rreme.

Me blerjen e Texture, ka spekulime se Apple do të lançojë abonimet me pagesë.

Lër një përgjigje

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem shkruani emrin këtu