Ky aplikacion do t’ju mësojë ju gjuhë të reja gjatë kohës tuaj të lirë.

Një kompani e quajtur WaitSuite është frymëzuar nga aplikacione si Duolingo e cila është një mënyrë që ti mund të mësosh gjuhë të huaja dhe të sfidosh përdoruesit e tjerë duke mësuar më shumë gjuhë. Ideja ishte që ne të mos shkojmë nëpër kurse me orar të caktuar, por të mësojmë gjuhë të reja me anë të kompiuterit apo celularit me oraret që duam ne.Ky program i quajtur WaitSuite i jep përdoruesit më shumë mundësi për të mësuar dhe praktikuar fjalët. Që nga koha kur ky program u shfaq shumë përdorues e kanë pasur të lehtë të mësojnë gjuhë të huaja gjatë kohës së tyre të lirë.