HTC prezanton telefonin inovativ me ngjeshje, HTC 11

HTC ka patur shumë “herë të para” në historin e 20 vjeçare të kompanisë. Prodhoi telefonin e parë Android, telefonin e parë 4G dhe telefonët e parë Windows Phone.

Modeli më i fundit i quajtur HTC 11 është telefoni i parë i cili bën diçka ndryshe prej të tjerëve. Padyshim është inovativ. Së pari është telefon që ngjeshet si një shishe ketchup-i.Në anët e telefonit janë disa snesorë të cilët u përgjigjen komandave të ndryshme. HTC thotë se kjo funksionon edhe sikur të vini një këllef mbrojtës. Funksionon edhe sikur të keni veshur dorashka e madje është rezistent ndaj ujit falë certifikimit IP67.

Por pse ta ngjeshim? Epo ky gjest ofron një sërë komandash si lançim aplikacionesh deri tek hapja e kamerës selfie. Një ngjeshje e shpejtë kalon nga kamera frontale në të pasme ndërsa një ngjeshje e vazhdueshme kap disa imazhe njëherazi.
Madje funksionon edhe me Google Assistant dhe një dritë flash. Nëse jeni duke shkruar mesazh, një ngjeshje aktivizon mikrofonin i cili shkruan në mesazhet që shqiptoni.

Funksione të tjera pritet të vijnë gjatë muajit Korrik kur HTC të lançojë aplikacionin Edge Sense për ti konfiguruar aplikacionet me risinë e re..Pjesa e pasme e telefoni është prej xhami. Telefoni ka ekran 5.5 inç, po aq sa iPhone 7 Plus me rezolucion 2560 x 1440. Fuqia e tij vjen nga procesori Snapdragon 835 me Android 7.1 dhe bateri 3,000 mAh.

Ai vjen në pesë ngjyra: blu, argjendtë, zezë dhe bardhë. HTC 11 do të kushtojë 649 Euro.