Dell Inspiron 27 7000 është AIO e parë me procesorë Ryzen

Nëse kërkoni më tepër fuqi kompjuterike atëherë është modeli 1,300 dollarësh me tetë bërthama Ryzen 7 1700 dhe 8GB Radeon RX 580.Nëse keni kërkuar për një arsye e cila do tu largojë nga sistemet tradicionale desktop, Dell Inspiron 27 7000 është e duhura.

I prezantuar ditën e Marte në Computex, All-in-One sjell me vete reputacionin në rritje të procesorëve AMD, konkretisht Ryzen.

Por supriza e vërtetë është se kanë kaluar vite që kur sistemet AMD janë përqafuar nga AIO. Çmimet e Inspiron 27 7000 fillojnë nga 1,000 dollar me një procesor katër bërthamësh Ryzen 5 1400 dhe 4GB Radeon RX50.Nëse kërkoni më tepër fuqi kompjuterike atëherë është modeli 1,300 dollarësh me tetë bërthama Ryzen 7 1700 dhe 8GB Radeon RX 580. Kjo kartë grafike do tu ofrojë një eksperiencë të shkëlqyer në lojëra me rezolucion 1080p.

Së fundi nëse përzgjidhni konfigurimin 1,500 dollarësh do të përfitoni ekran IPS me rezolucion nga 1080p deri në 4K HDR.
Lista e portave të kompjuterin përfshin: USB 3.1 Type C, USB 3.1 Type A, dy USB 2.0, HDMI, kartë SD, portë interneti dhe portë kufjesh.

Gjithashtu vlen për tu përmenduar faktin se mund ta përmirësoni më tutje kompjuterin falë mbështetjes së AMD për AM4 deri më 2020-ën. Teorikisht mund të kaloni në një procesor Ryzen me më shumë bërthama.