Me Chrome 64 mund të bllokoni përgjithnjë luajtjen automatike të videove

Sot në ueb ka shumë uebsajte të cilat kanë vendosur të acarojnë përdoruesit duke luajtur video automatikisht e madje me audio aktive.Google lëshoi një version të ri të Chrome gjatë javës dhe përmban disa veçori interesante.

Veçoria më e dobishme është ajo e cila bën të mund të bllokoni luajtjen automatike të videove.

Sot në ueb ka shumë uebsajte të cilat kanë vendosur të acarojnë përdoruesit duke luajtur video automatikisht e madje me audio aktive.Në vend që të mbyllni tabin përkatës apo të bërtisni me të madhe përpara monitorit, thjesht mund të klikoni me të djathtën mbi tabin respektiv dhe të bllokoni luajtjen automatike nga sajti në fjalë përgjithnjë.

Google gjithashtu shtoi mbështetje për HDR në Chrome 64 për përdoruesit e Windows por duhet të kenë të instaluar Përditësimin e Krijuesve të Vjeshtës dhe një monitor e kartë grafike e cila suporton HDR-në.

Së fundi ky përditësim i Chrome mbron përdoruesit nga Meltdown dhe Spectre. /