ARM zhvillon çipe të cilat “shërojnë” dëmtimet e trurit të njeriut

Është një projekt 10 vjeçar ku ARM-ja do të ofrojë çipet të cilat po zhvillohen në Universitetin e Washingtonit. Hulumtuesit kanë arritur të zhvillojnë një version eksperimental të teknologjisë.Gjigandi i Britanik i prodhimit të dizajnëve të çipeve ARM në bashkëpunim me disa hulumtues Amerikanë kanë filluar punën për të zhvilluar çipe të cilat mund të implementohen në trurin njerëzor.

Çipet janë dizajnuar për tu ardhur në ndihmë njerëzve me dëmtime të trurit dhe do të vendosen në sipërfaqen e tij. Qëllimi është zhvillimi i një sistem i cili jo vetë lejon njerëzit të kryejnë punë me anë të çipeve por edhe të marrin feedback.

Është një projekt 10 vjeçar ku ARM-ja do të ofrojë çipet të cilat po zhvillohen në Universitetin e Washingtonit. Hulumtuesit kanë arritur të zhvillojnë një version eksperimental të teknologjisë.

“Sfidat janë konsumi i energjisë dhe nxehtësia që mund të gjenerojnë. Hulumtuesit po përpiqen të zhvillojnë diçka super të vogël me konsum super të ulët,” tha shefi teknologjive mjekësore pranë ARM Peter Ferguson.
Hapi i parë i teknologjisë përfshin dizajnimin e një çipi i cili transmeton sinjale nga truri në drejtim të një simulatori i vendosur në kordën spinale. Kështu do të arrihet kontrollimi i lëvizjeve.

Hulumtuesit besojnë se kjo teknologji mund të ndihmojë deri në vetëshërimin e trurit dhe rikuperimin e disa aftësive të humbura nga një goditje në tru.