AMD prezantoi katër modele të reja të serive Radeon RX 500

Kostoja e kartave grafike varion nga 70 dollar në 229 dollar. Ato janë ndërtuar për 80% të lojtarëve të cilët kanë karta grafike më të vjetra sesa modelet R9 380X.AMD prezantoi katër karta të reja grafike me kosto të ulët të serive AMD Radeon RX 500 të bazuar në arkitekturën Polaris e cila debutoi në 2016-ën.

Konkretisht Radeon RX580, 570, 560 dhe 550 janë gati të ballafaqohen me grafikat Nvidia me kosto të ulët.

Kostoja e kartave grafike varion nga 70 dollar në 229 dollar. Ato janë ndërtuar për 80% të lojtarëve të cilët kanë karta grafike më të vjetra sesa modelet R9 380X.

Grafikat kanë frekuenca më të larta dhe arkitekturën e re FinFET 14 nanometër. Modeli 580 është 1.6 herë më i shpejtë sesa R9 380X ndërsa 570 është 2.4 herë më e shpejtë sesa R9 370. 560 është dyherë më e shpejtë sesa paraardhësi ndërsa 550 është pesë herë më e shpejtë sesa grafikat e integruara.

Shpejtësia bazë e 580 është 1257 Mhz dhe mund të arrijë deri në 1340 Mhz me 36 njësi përpunimi, 2,304 procesorë dhe 8GB memorje GDDR5. Kjo kartë grafike luan lojëra si Battlefield 1 me 69 frekuenca në sekondë në 1080p.

Po të krahasojmë me paraardhësin Radeon R9 380X, ky i fundit luan Battlefield 1 me 43 frekuenca në sekond.

Sakaq 570 ka 32 njësi përpunimi dhe 4GB GDDR5. 560 ka 16 njësi përpunimi dhe 4GB memorje ndërsa 550 vetëm 8 njësi dhe 2GB memorje.