AMD ofron detaje të procesorëve Ryzen 3 dhe arkitekturës së re grafike Vega

Ishte shefja ekzekutive e AMD-së, Lisa Su, e cila ndau këtë detaj ditën e Hëne. Ajo tha se shitjet e produkteve me procesorët Ryzen 5 dhe 7 kanë filluar tashmë.Procesorët Ryzen të AMD-së pritet të kenë një start të fuqishëm në desktopët brenda këtij viti ku priten më shumë modele.

Procesorët e rinj të desktopëve të quajtur Ryzen do të debutojnë në gjysmën e dytë të vitit ndërsa procesorët mobile me emrin e koduar Raven Ridge në fund të vitit.

Ishte shefja ekzekutive e AMD-së, Lisa Su, e cila ndau këtë detaj ditën e Hëne. Ajo tha se shitjet e produkteve me procesorët Ryzen 5 dhe 7 kanë filluar tashmë.

Ryzen 3 dedikohet desktopëve të rangut të ulët ndërsa Ryzen 5 dhe 7 janë procesorë për detyra më të rënda kompjuterike. Javën e kaluar Acer prezantoi desktopin e parë me procesor Ryzen, Aspire GX.

Gjithashtu në muajt në vijim AMD do të lançojë grafikat Vega për kompjuterat e lojërëve, profesional, dhe qendra e të dhënave.

Ato do të kushtojnë më shumë sesa Polaris për shkak të teknologjive më të avancuara. Do të kenë një nënsistem të ri memorjeje, një motor më të shpejtë përpunimi dhe një sërë përmirësimesh në konsumin e energjisë.

Sakaq procesorët Ryzen janë përgjigja e parë e vërtetë e AMD ndaj alternativave që ofron Intel. Konkretisht ato sfidojnë gjeneratën e 7-të të procesorëve Intel Core. /